Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka bërë të ditur se është edhe Besiana është bërë me rrjetin e shpejt prej 5G, përcjell KosovaPost.
Për këtë, ka shkruar në Facebook edhe kryeministri, Albin Kurti.
Kurti ka thënë se Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve ndërsa ka theksuar se në çdo cep të vendit, sipas tij tash publikja po lulëzon.
“Telekomi i Kosovës i është kthyer qytetarëve. Rrjeti po modernizohet e shërbimet janë më cilësore. Në çdo cep të vendit, publikja tash po lulëzon”, ka shkruar Kurti.