Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në tubimin e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Drenasit ka shpalosur disa prej projekteve që do t’i realizojë gjatë qeverisjes së ardhshme.
Kryeministri Kurti ka thënë se në Drenas do të investojnë në shërbimet shëndetësore në çdo spital rajonal.
“ Do ta centralizojmë shërbimin shëndetësorë dhe në çdo spital rajonal do të ketë pajisje, shërbime të reja dhe infrastrukturë. Do ta ndërtojmë spitalin e ri në Mitrovicë dhe poliklinikën specialistike këtu tek ju në Drenas. Me qeverinë e re do ta përfundojmë edhe një punë që ka nisur në qeverinë tonë të tanishme, Parkun Industrial ”, ka thënë kryeministri Kurti.
Kurti, tutje ka thënë se në muajt e parë të mandatiti të tyre qeverisës do ta heqin taksën doganore prej 10%.
“Në muajt e parë të qeverisë të re do ta hjekim taksën doganore prej 10% për veturat e importuara nga Bashkimi Evropian.”, ka thënë Albin Kurti.