Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar Kompleksi Memorial “Adem Jashari”, në Prekza dhe memoriali që shënon daljen e parë publike të UÇK-së në Lluashë, në Ditën e Veteranëve, përcjell KosovaPost.
Kurti ka shprehur mirënjohje për veteranët e UÇK-së në angazhimin e tyre për lirinë e vendit.
Ai ka thënë se fiksimi i kësaj dite rrjedhë nga 30 dhjetori i vitit 1991, kur familja e Shaban Jasharit u rrethua për herë të parë nga policia serbe.
“Nga Prekazi shkova për vizitë në Llaushë, ku së fundmi, është lartuar memoriali që shënon daljen e parë publike të UÇK-së, ngjarë kjo në varrimin e mësuesit Halit Geci në fshatin Llaushë, më 28 nëntor 1997. Atë ditë, në varrimin e Halit Gecit, dolën publikisht Rexhep Selimi, Mujë Krasniqi dhe Daut Haradinaj, teksa mes atyre që e kishin organizuar këtë dalje e ishin në turmën e njerëzve, ishte edhe vetë Adem Jashari. Atë ditë u fol për herë të parë publikisht në emër të UÇK-së, kurse nga ajo ditë të gjithë ne flasim me krenari dhe nderime për UÇK-në dhe luftën për çlirimin e Kosovës. Flasim dhe e kujtojmë luftën e të drejtë të UÇK-së veçanërisht më 30 dhjetor, në Ditën e Veteranëve.Lavdi dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës dhe nderime e mirënjohje të përhershme veteranëve të UÇK-së, për luftën dhe angazhimin e tyre për lirinë e Kosovës”, ka shkruar Kurti.