Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka pritur në takim lamtumirës komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutashin, transmeton KosovaPost.
Kurti e falënderoi Ulutashin për kontributin e shërbimin e tij në fushën e sigurisë, teksa shprehu lerosimm për bashkëpunimin e ngushtë, komunikimin, koordinimin dhe bisedat, sipas tij, të sinqerta në frymën për ruajtjen e paqes e sigurisë.
“Në takim u vlerësua bashkëpunimi ndërmjet institucioneve tona të sigurisë e veçanërisht Policisë së Kosovës me Misionin e NATO-s në Kosovë KFOR-in. Kryeministri nënvizoi edhe rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ofrimit të një ambienti të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët e vendit pa dallim”, thuhet në njoftimin e qeverisë.
Ndërsa, Ulutashi shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin dhe dialogun e fortë të zhvilluar, në mbështetje të përpjekjeve të KFOR-it.