Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është i kënaqur që ka marrë pjesë në konferencën e nivelit të lartë të Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) me titull “Qëndrojmë bashkë – për Evropën tonë” në Berlin të Gjermanisë.
Kurti ka thënë se përkushtimi ynë për demokracinë sociale dhe respekti për çdo qytetar na udhëzon në të gjithë Evropën.
“I kënaqur për të marrë pjesë në@PES_PSE Konferenca në Berlin nën banderolën “Ne qëndrojmë së bashku”. Uroj @katarinabarley &@NSchmitPES gjithë të mirat në zgjedhjet evropiane! Përkushtimi ynë për demokracinë sociale dhe respekti për çdo qytetar na udhëzon në të gjithë Evropën. Mbajtja e vlerave tona është thelbësore”, ka shkruar Kurti në “X”.
Kjo konferencë e radhës e PES po organizohet në kuadër të përgatitjeve të partive socialiste për zgjedhjet evropiane të qershorit.
Ndryshe, në nëntor 2023, Lëvizja Vetëvendosje u bë anëtare e organizatës më të madhe socialdemokrate në Evropë.