Kryeministri në detyrë Albin Kurti sot gjatë ditës ka qëndruar në veriun e vendit, ai mori pjesë në hapjen e zyreve të reja të Postës së Kosovës në qendër të Leposoaviqit.
Zyret e reja të Postës së Kosovës u hapën në objektin ku ishte e vendosur posta ilegale e Serbisë.
Me 5 gusht 2024 policia e Kosovës me një aksion të gjërë mbylli të gjitha postat ilegale të Serbisë që operonin në komunat veriore të Kosovës duke përfshirë edhe objektin e postës në Leposaviç.
Kryeministri në detyrë Albin Kurti nga zyret e reja të Postës së Kosovës në Leposaviq i dërgoi një kartolinë Familjes Jashari në Prekaz.



























