Kryeministri, Albin Kurti ka nisur takimin me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Para Kurtit, presidentja e KE-së është takuar me presidenten, Vjosa Osmani, më të cilën kanë mbajtur edhe konferencë për media.
Von der Leyen ka bërë thirrje ndaj Kosovës që të fillojë ta lansojë procedurën për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Gjithashtu, ajo ka kërkuar nga Serbia që të pranojë njohjen de-facto për Kosovën.
“Ftojmë Kosovën ta lansojë procedurën për pranimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, që është mbetur si draft. Kurse, Serbia duhet ta pranojë një njohje de-facto, dhe dialogu i BE-së është i angazhuar në bisedime. Kjo është mënyra e vetme për të shkuar para, jo vetëm për t’iu qasur Panit për Rritje, por edhe për një të ardhme, për të cilën shpresojmë që Kosova do të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”, tha ajo në konferencën për media pas takimit me kryeministren e Kosovës, Vjosa Osmani.
Përfund, ajo tha se hapat përpara dhe suksesi për Kosovën dhe Serbinë mund të arrihet vetëm përmes dialogut.
“Porosia ime e fundit, të gjithë e dimë që hapat përpara dhe suksesi vetëm nëse Kosova dhe Serbia do t’i normalizojnë marrëdhëniet e tyre, natyrisht janë fusha të caktuara ku duhet të angazhohen të dyja palët, të bashkëpunojnë”, tha ajo.