Kryeministri, Albin Kurti ka thënë se pozita është gati për zgjedhje dhe se vetëm opozita duhet që të bëhet gati.
Në lidhje me ftesën e tij të bërë partive politike, ai tha se për ta është e rëndësishme me diskutu për agjendën legjislative, pasi siç tha ai ka shumë marrëveshje ndërkombëtare pa u nënshkru.
“Opozita duhet të bëhet gati, ne jemi gjithmonë gati, përndryshe nëse ata janë rehat shkon mandati. Për ne ka qenë shumë e rëndësishme me u diskutu agjenda legjislative, sepse kemi shumë marrëveshje ndërkombëtare pa miratu”, tha Kurti pasi u pyet nga mediat gjatë vizitës në panairin e 23-të “Expokos”.