Kryeministri Albin Kurti ka mbajtur tubim elektoral edhe në Klinë, ku ka thënë se aty ku festohen bashkë Bajrami e Pashkët, prej aty numrit 118 i bashkohen 6500 zemra për t’u bërë të paktën 500 mijë gjithsej anembanë për progres e siguri.
Kurti, ndër të tjera ka shtuar se me datën 9 shkurt do të fitojë partia e Lëvizjes Vetëvendosje.
“Klina, aty ku festohen bashkë Bajrami e Pashkët, prej aty numrit 118 i bashkohen 6500 zemra për t’u bërë të paktën 500 mijë gjithsej anembanë për progres e siguri, rritje e zhvillim cep më cep republikës.
Me 9 shkurt fitojmë sepse votojmë, festojmë sepse fitojmë!”, ka shkruar Kurti në një postim në facebook.