Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka thënë se në rrugën Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, kaë nisur punimet.
Kurti, në një postim në Facebook, se kjo rrugë ka një rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë.
“Nis puna në rrugën Prizren – Tetovë, që lidh këto dy qytete historike të dy shteteve fqinje, me rëndësi të veçantë si për qytetarët ashtu edhe për ekonominë. Po e fillojmë me segmentin Struzhë – Kyçja në autoudhën “Ibrahim Rugova” në Prizren, për të punuar çdo ditë deri në realizimin e kësaj lidhje infrastrukturore aq të dëshiruar”, ka shkruar Kurti në Facebook.