Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, në detyrë, Albin Kurti, në Camp Film City në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutaş u shoqërua në takim nga ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci, dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal, Elbert Krasniqi, transmeton KosovaPost.
Zyra për informim e KFOR-it njofton se gjatë takimit, palët shkëmbyen mendime për forcimin e bashkëpunimit mes KFOR-it dhe institucioneve të Kosovës, me fokus të veçantë në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në vend dhe në rajon.
Gjeneralmajor Ulutaş theksoi angazhimin e palëkundur të KFOR-it për të vazhduar kontributin e tij në sigurinë në gjithë territorin e Kosovës, duke rikujtuar se misioni operon në bazë të mandatin të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
“KFOR-i mbetet i përkushtuar për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjitha komunitetet në Kosovë dhe për të garantuar lirinë e lëvizjes, në çdo kohë,” thuhet në njoftim.
Komandanti i misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, është takuar sot me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në Camp Film City në Prishtinë. Gjeneralmajor Ulutaş u shoqërua në takim nga ministri i mbrojtjes, në detyrëEjup Maqedonci, dhe ministri i administrimit të pushtetit lokal, në detyrë, Elbert Krasniqi.


























