Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, tha se Serbia ka kryer gjenocid në shekullin 20, shkruan KosovaPost.
Ai tha se Kosova qëndron krenare dhe për të gjithë. Kurti tha se po punon për të gjithë. Shefi i ekzekutivit kosovar tha se Kosova ka arritur shumë. Kurti theksoi se Kosova është storie e suksesit e ndërhyrjes së NATO-s.
“Serbia ka urdhëruar ka planifikuar tortura, dhe kryer gjenocid në Srebrenicë dhe Kosovë. Ka kryer dhunime. Dhe dhunimet i ka përdorur si mjet lufte”.
”Të gjitha këto janë pretendime të rrejshme të persekutimeve nga një vend që është i njohur që ka kryer gjenocidin e fundit të shekullit XX”.
”Kosova doli nga lufta si simbol i luftës për dinjitet dhe triumf i të drejtave të njeriut”.
”Nuk kemi qenë të trishtuar, kemi ndërtuar vetën në një shoqëri shumëetnike dhe shumëkulturore me një shtet që sheh përpara dhe është solid demokratik”.
”E kemi kthyer këtë rritje në pakon më të madhe fiskale”.
”Kosova është storje suksesi e ndërhyrjes së NATO-s, në 1999. Ky përparim është theksuar nga organizata të shumta ndërkombëatare”.
”Jemi përmirësuar më 22 vende në më pak se dy vjet. Ne me krenari themi se zbatojmë në masat më të larta, Kushtetutën sa i përket pakicave. Serbët në Kosovë kanë 10 nga 38 komuna, mbi 25% të tyre”.