Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në fjalën hyrëse në mbledhjen e parë të qeverisë për vitin 2023 ka thënë se do t’u jepet përgjigjet sfidave me të cilat po përpallet shteti i Kosovës.
“Sfidave do t’u japim përgjigje, vështirësitë do t’i kthejmë në mundësi e përballja me to do të na definojë si popull, si shoqëri dhe si shtet”, tha Kurti.
Ai theksoi se qysh në ditën e tretë të vitit 2023, e realizuan premtimin për shtesat e fëmijeve.
“Ja kemi filluar mbarë që në ditën e tretë të vitit. Realizuam premtimin për shtesat e fëmijëve deri në moshën 16-vjeçare. E në mbledhjen e parë për këtë vit kemi në rend dite Projektligjin për Investime të Qëndrueshme. Në bazë të kësaj ne synojmë të tërheqim investimet, vendosim bazën për përkrahjen e industrisë vendore, punësimin e qëndrueshëm, të fuqizojmë rininë dhe gratë si dhe të thellojmë lidhjen me mërgatën”, tha ai.