Kryeministri Kurti ka thënë se është shumë optimist që marrëveshja me Serbinë mund të ndodhë këtë vit.
Kurti këto komente i bëri në vigjilie të takimit në Bruksel me presidentin serb Vuçiq, më 27 shkurt.
Ai shprehu keqardhjen që marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk janë normale teksa pretendon se Beogradi është izoluar duke mos u shkëputur nga Kremlini.
Teksa, lideri i ekzekutivit shtoi se kishte frikë se kishte mundësi që mercenarët e Grupit Wagner ta sulmonin Kosovën.
Kurti deklaroi për France24 se lideri serb Vuçiq “ndonjëherë bën një gjest që tregon se ndoshta ai nuk është plotësisht në linjë me Putinin sepse dëshiron të marrë fondet e BE-së dhe tolerancën e SHBA”.


























