Kryeministri në detyrë i Kosovëës, Albin Kurti ka takuar Kryeministrin e Luksemburgut, Luc Frieden.
Ai është shprehur mirënjohës për mbështetjen e popullit të Luksemburgut.
“Diskutuam për raportet tona dypalëshe dhe progresin e tyre, si dhe për fushat në të cilat bashkëpunimi ndërmjet dy vendeve tona mund të zgjerohet më tej. Jemi gjithmonë mirënjohës për miqësinë e ngushtë dhe mbështetjen e parezervë të shtetit dhe popullit të Luksemburgut”, ka thënë Kurti.


























