Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka pritur në takim aktivisten e çështjes kombëtare të shqiptarëve në Sanxhak, Amina Nuraj, të cilës i ka dhënë mbështetje për mbrojtjen dhe promovimin e kulturës, identitetet dhe traditës shqiptare dhe avokimin e të drejtave të pakicave kombëtare në Serbi, përcjell KosovaPost.
Bashkë me aktivisten Nuraj në takim ishte edhe Granit Hyseni, i cili u zhvendos atje për të studiuar.
Në këtë takim, Kurti dhe Nuraj folën për pozitën e shqiptarëve në Serbi, veçanërisht në Sanxhak, dhe për sfidat dhe vështirësitë e tyre.
Kryeministri e falënderoi aktivisten Nuraj për kontributin dhe angazhimin e palodhshëm të saj, dhe uroi punë të mbarë me rastin e hapjes së zyrës së Këshillit Kombëtar Shqiptar në Pazarin e Ri, njofton Kryeministria.
Kjo zyre u hap të mërkurën, ndërsa i pranishëm në ceremoninë ka qenë edhe kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Serbi, Nevzad Lutfiu.
Kujtojmë se në tetor të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës kishte nënshkruar memorandum bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Shqiptar, me qëllim përkrahjen financiare për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shqiptarëve, ruajtjen, kultivimin e gjuhës, artit, kulturës e identitetit shqiptar..jpg)
























