Kurti thotë se lirinë e medies nuk do ta gëzonim pa luftën për liri

Kryeministri Albin Kurti në 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka vizituar vendin ku dikur në Malet e Berishës ishte vendosur “Radio Kosovën e Lirë” që emetonte lajme nga zonat e luftës.

“Radio “Kosova e Lirë” ishte radio e Kosovës që luftonte për liri. Lirinë e medies sot, nuk do ta gëzonim dot pa luftën për liri. Gëzohem që kjo vlerë e veçantë e luftës, ky studio-bunker, tani është nën përkujdesjen e shtetit tonë:, ka shkruar Kurti.

Një mirënjohje dhe urim i veçantë, sipas tij, u takon çlirimtarëve lajmëtarë. “Urime 25-vjetori i çlirimit të vendit!”, ka shkruar Kurti në urimin e tij.

 


Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika