Një shpërthim i fuqishëm raportohet në Tiranë mbrëmjen e sotme.
Policia është njoftuar për këtë informacion, por ende nuk ka një adresë fikse, por dihet vetëm se zhurma është dëgjuar në zonën e Myslym Shyrtit.
Policia sqaron se është dëgjuar një shpërthim, i ngjashëm me lëndët plasëse ose lëndët piroteknike dhe dyshohet se si pasojë nuk ka dëme materiale dhe as të lënduar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vazhdon punën për sqarimin e mëtejshëm të rrethanave të ngjarjes.