Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim emisarin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, transmeton KosovaPost.
Kurti bëri të ditur se me Sarrazinin folën për Procesin e Berlinit, ku tha se nënvizoi rëndësinë e marrëveshjeve të kaluara.
“Teksa Procesi i Berlinit feston 10 vjetorin e tij këtë vit, nënvizova rëndësinë e tij si një platformë për bashkëpunimin dhe rëndësinë e respektimit të marrëveshjeve të kaluara, përfshirë atë për lëvizjen e lirë në mes Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës”, shkroi Kurti.
Gjatë ditës, Sarrazin është takuar edhe me presidenten e vendit, Vjosa Osmanin, partinë më të madhe të serbëve të Kosovës, Listën Serbe dhe anëtarë të shoqërisë civile.