Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në intervistë për emisionin RTK PRIME, ka ka deklaruar edhe një herë se nuk shkon në Prokurorinë Speciale për t’u intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, transmeton Kosova Post.
“Unë jam edhe i gatshëm, edhe i interesuar të dëshmojë, por kam kërkuar prej tyre, ashtu siç kamë bërë në të kaluarën të vijnë në kryeministri. Edhe më herët kanë ardhur. Kanë ardhur për raste të tjera kur kanë qenë shumë më të rënda si dëshmitar ndoshta jo. Gjatë mandatit të qeverive të tjera jo mua, por nuk dihen ato, ata i dinë se të njëjtit janë. Këtu ka ndërruar kryeministri, por atje nuk ka ndërruar gjë. Ky është dallimi”, u shpreh kryeministri Kurti.
RTK: Pse po dëshironi që ata të vijnë edhe për ju edhe si dëshmitar?
Kurti: Unë nuk po dëshirojë që ata të vijnë, unë po ju tregoj që nuk shkojë. Nuk shkojë sepse e kam shumë të qartë planin e tyre. Ata po dëshirojnë që ta prodhojnë një xhirim të shkurtër, ose një fotografi kryeministri më i pa korruptuar në Ballkan duke hyrë në ndërtesën e Prokurorisë Speciale për një rast korrupsioni. Kush nuk merret a je dëshmitar a i pandehur edhe mua tash po më trajtojnë si i pandehur nuk e di a e ke vërejtur. Edhe me disa portale të tyre se rrotull prokurorisë janë do kafe ku rrinë këta me gazetarë të këtyre portaleve që i nxjerrin edhe titujt për ministrat e mi. Të njëjtit janë. Pra, prokurorët pijnë gjithë ditën kafe me disa gazetarë të caktuar të portaleve të oligarkëve që krijojnë tituj për ministrat e qeverisë Kurti dhe ata po dëshirojnë ta prodhojnë një fotografi të tillë për mediet ndërkombëtarë. Unë nuk jam aktor, por nuk do të pranojë ata të jenë regjisor.” ka thënë kryeministri Kurti.