Kryeministri Albin Kurti përballë bashkatdhetarëve në shoqatën shqiptaro-amerikane nga Struga në Riverdale të New Jerseyt, kujtoi efektin pozitiv që dha deklarata e ish-ambasadorit të OSBE-së William Walker.
Ai tha se ajo deklaratë e tronditi dhe e ndërgjegjësoi jo vetëm diplomacinë botërore por edhe opinionin publik ndërkombëtar dhe ishte moment vendimtar që më pastaj solli edhe ndërhyrjen e NATO-s për t’i dalë zot Kosovës.
“Të vërteta la deklarata e ambasadorit William Walker në Reçak të Shtimes me 15 janar 1999, e tronditi dhe e ndërgjegjësoi jo vetëm diplomacinë botërore por edhe opinionin publik ndërkombëtar dhe ishte moment vendimtar që më pastaj solli edhe ndërhyrjen e NATO-s për t’i dalë zot Kosovës, njerëzve që kishin përballë gjenocidin e Serbisë, që kishin në krahë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës por në atë rast edhe avionët e NATO-s për të na nxjerrë nga ajo krizë humanitare dhe për ta çliruar Kosovën pas 87 viteve të okupimit serb”, u shpreh shefi i qeverisë, raporton KK.