Kurti ka thënë se Serbia vazhdon të jetë e painteresuar për një kompromis.
Madje ai ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e dëshiron ndarjen dhe se dëshiron kthimin në kohë e flet sikur është “në kërkim të makinës së kohës… herë dëshiron të kthehet më 1999 e herë më 2007 (para shpalljes së pavarësisë së Kosovës), por ju e dini… treni është larguar nga stacioni. Nuk mund të kthehemi më atje”.
Sipas “The Economist”, shumë prej diplomatëve e shohin Kurtin kokëfortë dhe kjo i ka humbur atij njëfarë mbështetjeje perëndimore, por politika e tij për të luajtur topin e ashpër me Vuçiqin ka dhënë rezultate, si kandidatura në BE dhe premtimi për liberalizimin e vizave.