Shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari Lila ka thënë se ambasadori amerikan Jeffrey Hovenier i cili po përmbyllë mandatin në Kosovë ka lënë gjurmë të pashlyeshme në avancimin e demokracisë dhe partneritetit të ndërsjellë.
Ajo e ka falënderuar diplomatin amerikan për kontributin, siç ka thënë ajo, të palodhshëm që ka dhënë për Kosovën
“Mirënjohje e thellë për përkushtimin tuaj të palodhshëm ndaj Kosovës dhe për forcimin e marrëdhënieve tona të veçanta historikisht. Kontributi juaj dhe shtetit që me krenari dhe dedikim keni përfaqësuar, ka lënë gjurmë të pashlyeshme në avancimin e demokracisë dhe partneritetit të ndërsjellë dhe do të mbetet gjithmonë i çmuar. Ju uroj nga zemra suksese të mëtejshme në kapitullin tuaj të ri dhe mos harroni: Kosova do të jetë gjithmonë një shtëpi e dytë dhe një vend ku do të gjeni miq të vërtetë”, ka shkruar ajo.