E lindur në Stamboll në vitin 1979, İlknur Kovaç Bayraktar është nga një familjeje të emigruar nga Shkupi i Maqedonisë, transmeton Kosova Post.
Shkollën fillore e kreu në shkollën fillore Bayrampasha Ahmet Hashim dhe të mesmen dhe të mesmen në shkollën Bayrampasha Rıfat Canayakın.
Pas diplomimit në Universitetin Maltepe, në degën e Drejtësisë, ajo kreu studimet master për të Drejtën e Aplikuar Tregtare në Universitetin e Marmarasë dhe studioi për Transformimin Urban dhe të Drejtën e Pasurive të Paluajtshme në Universitetin Bahçeshehir. İlknur Kovaç Bayraktar, e cila e nisi karrierën e saj si avokate, është themeluese e Bayraktar Law Group. Ajo vazhdon arsimin e dytë universitar në Universitetin e Stambollit, Departamenti i Shkencave Politike dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare.
Av. lknur Kovaç Byraktar është shqiptarja që do të garojë në zgjedhjet e 31 marsit në Turqi.
Ajo është kandidate e partisë së presidentit, Recep Tayyip Erdoğan, për kryetare Bashkie të Bajram Pashës – Stamboll
Av. İlknur Kovaç Bayraktar, flet gjuhën shqipe, anglisht dhe frëngjisht, është e martuar dhe ka dy fëmijë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Kosova Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Na ndiqni në faqen tonë në Facebook.


























