Kuvendi Komunal i Prishtinës ka thirrur mbledhje të jashtëzakonshme për të hënën.
Në rend të ditës është paraparë vetëm një pikë, propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës për vitin 2025.
“Kuvendi i Kryeqytetit thërret mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kryeqytetit, e cila do të mbahet më 30.9.2024, dhe do të fillojë në orën 10:00. Mbledhja do të mbahet në sallën e madhe të Kuvendit të Kryeqytetit. Rendi i ditës: Propozim-vendimi për miratimin e buxhetit të Komunës së Prishtinës për vitin 2025”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Komuna e Prishtinës.