Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim Projektligjin për buxhetin e vitit 2024, me 62 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim.
Deputetët e opozitës lëshuan sallën, për të mos marrë pjesë në këtë votim.
Buxheti i vitit 2024 është paraparë të jetë mbi 3.3 miliardë euro.
Deputetët e mazhoranës dhe ata të partive opozitare patën një diskutim të gjatë dhe me shumë kundërshtime për projekte të shumta, që lidhen me projektbuxhetin e vitit 2014.
Projektbuxheti parasheh që mbi 1 miliard euro të shkojë për subvencione dhe transfere, mbi 850 milionë euro për shpenzime kapitale, mbi 800 milionë euro për paga e shtesa dhe afro 500 milionë euro për mallra dhe shërbime./rtk