Shqyrtimi i parë për Projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikuar, është miratuar në parim në Kuvendin e Kosovës, me 60 vota për, asnjë kundër dhe një abstenim.
Lidhur me këtë Projektligj, ka folur ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, njofton Klankosova.tv.“Qeveria nuk ka përpiluar një ligj të ri, por vetëm janë adresuar në mënyrë specifike çështjet që Gjykata Kushtetuese i ka konsideruar në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës. Duhet theksuar se një ndër çështjet më të rëndësishme është konfirmimi i kushtetueshmërisë së konfiskimit civil”, tha Haxhiu.