Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim për punimet e seancës së sotme e cila dështoi për herë të 11-të.
Vazhdimi i saj do të bëhet të mërkurën, në orën 10:00, shkruan KosovaPost.
Duke proceduar me rendin e ditës, kryesuesi i seancës, deputeti Avni Dehari, kërkoi serish nga subjektet politike që nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit zgjedhor për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, me votim të fshehtë (PDK, LDK, Lista serbe dhe AAK-Nisma), që ta bëjnë këtë.
Nga subjektet e lartpërmendura nuk u deklarua askush.
Më pas përbërja e komisionit, me anëtarët e propozuar në vazhdimet e kaluara të seancës, u hodh në votim.
“56 deputetë kanë dhënë votën për, një kundër, abstenim nuk ka. Nuk kemi pasur kuorum serish. Shihemi më 7 maj, në orën 10:00”, tha kryesuesi Dehari./


























