I arrestuari që u prangos në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” për kanosjen e një prokurori, quhet Merxhan Rexhepi.
Klankosova.tv, merr vesh se ky ai është 28-vjeçar, dhe ka vendbanim të përkohshëm në Gjermani.
Sipas informatave të policisë, Rexhepi nuk ka raste të tjera si i dyshuar.
Policia tha se vepra penale është kryer nëpërmjet rrjeteve sociale, më 12 dhjetor të këtij viti.
Vërejtje:
Personi i përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen i pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.