Nepali ka një sistem të brishtë të kujdesit shëndetësor, me më pak mjekë për frymë sesa India, dhe një normë më të ulët vaksinimi sesa fqinji i tij, transmeton Kosova Post.
Një “shfaqje” po jepet në Nepal, e që duket shumë e njohur. Rastet e sëmundjeve koronare po rriten, spitalet janë ngulfatur dhe kryeministri po kërkon ndihmë nga një komb tjetër.
Nepali tani raporton rreth 20 raste të përditshme të koronavirusit për 100,000 njerëz, dhe, siç dihet, një shifër e ngjashme u raportua nga India dy javë më parë.
Fundjavën e kaluar, 44 % e rasteve të virusit corona në Nepal ishin pozitive, sipas shifrave qeveritare të njoftuara nga Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq, duke paralajmëruar një krizë të afërt.
“Ajo që po ndodh aktualisht në Indi, është një pasqyrë e frikshme e së ardhmes së Nepalit, nëse nuk arrijmë ta kontrollojmë këtë valë të fundit të covidit që po merr gjithnjë e më shumë jetë, minutë pas minute” tha Dr. Netra Prasad Timsina nga Kryqi i Kuq./KosovaPost/