Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, sot është takuar me Jens Plotner, këshilltarin e kancelarit gjerman, Olaf Scholz.
Në këtë takim Lajaçk ka bërë të ditur se është diskutuar për nivelin e takimit të lartë për dialogun Kosovës – Serbi.
Lajçak këtë takim e ka cilësuar si rrugë për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dyja palëve.
”Pati diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për gjendjen e lojës në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. U fokusua në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë 🇩🇪”, ka shkruar Lajçak në “X”.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, do të takohen më 14 shtator. Kurti dhe Vuçiq janë takuar për herë të fundit më 2 maj – nëntë ditë pas zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri të Kosovës, të cilat janë bojkotuar nga popullata lokale serbe. Nga ajo kohë, mes dy vendeve ka pasur një sërë tensionesh dhe krizash.