Përfaqësuesi i Posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka nisur një sërë takimesh me vendet që nuk e kanë njohur Pavarësinë e Kosovën.
Përmes llogarisë së tij në Twitter, ai bëri të ditur se është takuar me zyrtarë të lartë të Spanjës, Sllovakisë dhe Qipros.
Me me përfaqësuesin e Qeverisë së Spanjës, Lajçak tha se ka diskutur për çështjen e dialogut, dhe përshpejtimin e procesit.
“U takova me Joss Manuel Albares për ta përditësuar atë për gjendjen e lojës në Dialog.
Ne kemi nevojë për progres të shpejtë drejt normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në këtë moment kritik. Mirënjohës për Spanjën mbështetjen e fortë ndaj përpjekjeve të BE-së”, tha ai.