Lajçak pas takimit në Bruksel: Paraqita një dokument kompromisi

Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, ka reaguar për takimin tre palësh që u mbajt sot në Bruksel, përcjell KosovaPost.

Ai përmes një postimi në platformën “X” ka thënë se ka dalë me një propozim të ri kompromisi për çështjen e dinarit.

“Prita një takim nga Dialogu për të gjetur një zgjidhje për “çështjen e dinarit”. Ky takim u dha hapësirë të mjaftueshme palëve për të shpjeguar qëndrimet e tyre”.

Lajçak tha se në fund të takimit ka propozuar një dokument që synon të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket “çështjes së dinarit”.

“Takimi përfundoi duke paraqitur një dokument kompromisi në një përpjekje për të kapërcyer dallimet. Do të presë takimin e radhës pasi të pranojë së komentet konstruktive”, ka theksuar Miroslav Lajçak.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika