Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak është takuar me Lordin Stuart Peach, i dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, në Munih, ku po mbahet Samiti për Siguri, përcjell KosovaPost.
Lajçak, me anë një shkrimi në platformën sociale “X”, ka shkruar se me lordin Peach kanë biseduar situatën në rajon.
“Shumë e dobishme për të krahasuar shënimet me të dërguarin e Ballkanit Perëndimor, Lord Stuart Peach. Ne e njoftuam njëri-tjetrin për përpjekjet tona dhe zhvillimet më të fundit në rajon”, ka shkruar Lajçak.