Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se me zyrtarë të lartë të shtetit të Norvegjisë ka biseduar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, përcjell KosovaPost.
Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka deklaruar se ka folur edhe për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
“Mirë që isha sot në Oslo! Në takimet e mia me sekretarin e shtetit, sekretarin e përgjithshëm dhe ekipin e Ministrisë së Jashtme për Ballkanin Perëndimor, diskutuam për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe për dialogun. Unë jam mirënjohës për mbështetjen e fortë të Norvegjisë për punën time,” ka thënë Lajçak.