Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Ai ka thënë se në takim kanë folur për situatën aktuale në procesin e normalizimit.
Lajçak ka theksuar se ka vlerësuar idetë e presidentes kosovare për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.
“Para se të kthehesha në Bruksel, u takova me Presidenten e Kosovës VjosaOsmani për të diskutuar situatën aktuale në procesin e normalizimit. Vlerësova idetë dhe rekomandimet e saj se si të zbatohet Marrëveshja e Ohrit”, ka shkruar Lajçak në platformën “X”.
.