Lajçak zhvillon takime, temë ishte dialogu Kosovë-Serbi

Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka bërë të ditur se ka pasur një takim me Jens Ploetner, këshilltarin për Punët e Jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, në kuadër të angazhimeve për dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, përcjell KosovaPost.

Emisari Lajçak ka ndarë detaje të takimit në një postim në Facebook, duke theksuar se ka qenë në Berlin, ku ka diskutuar me Ploetner dhe përfaqësues të tjerë të Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë.

“E mbylla këtë javë në Sllovaki, ku fola në forumin vjetor GLOBSEC Chateau Bela për dinamikën aktuale në marrëdhëniet BE-Ballkan Perëndimor dhe momentin e ri për zgjerimin. Në fillim të kësaj jave, udhëtova në Bukuresht, ku mora pjesë në një ngjarje të Këshillit Evropian për Marrëdhëniet e Jashtme, që ishte fokusuar në të ardhmen e zgjerimit të BE-së. U diskutua edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi, që është vendimtar për rrugën evropiane të të dyjave”, ka shkruar Lajçak në Facebook.

Ai ka treguar se ka pasur takim me ministren e jashtme të Rumanisë, Luminita Bdobescu, e po ashtu ka treguar edhe për pjesëmarrjen në konferencat Tangier në Marok dhe po ashtu në Selanik të Greqisë. Po ashtu ka treguar edhe për takime që pati me ministren për Çështje evropiane të Malit të Zi, Maida Gorçeviq dhe me ministrin e Brendshëm, Danilo Sharanoviq.

Lajçak ka treguar se gjatë javës pati takim edhe me përfaqësuesin special të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin.

“Ne krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në rajon dhe ofrova përditësim mbi gjendjen e dialogut”, ka shkruar Lajçak.

Lajçak ka theksuar se me shefin e EULEX-it, Giovanni Barbano, iu drejtua Komisionit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian për zhvillimet e fundit në veri të Kosovës dhe progresin e bërë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

 

Të ngjajshme

AlbanianBosnianEnglishGermanTurkish

Tjera nga rubrika