Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do të qëndroj sot në Serbi. Në Beograd, ai pritet të takojë drejtuesit kryesor të Serbisë, përfshirë presidentin e Serbisë Aleksandër Vuçiq.
Temë e takimeve pritet të jetë dialogu dhe vazhdimi si dhe çështjet tjera rajonale.
Zyra e Presidentit të Serbisë, ka njoftuar se Vuçiqi do takohet me Lajçakun.
Takimi sipas njoftimit dot të mbahet në ora 18.00 në ndërtesën e sekretariatit të përgjithshëm të presidencës.
Takimi vjen në kohën kur qeveria e Kosovës ka bërë një hap përpara në përmbushjen e kriterit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese rreth tokës së manastirit në Deçan.