Emisari i deritashëm BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka pritur pasardhësin e tij, Peter Sorensen, përcjell KosovaPost.
Në një postim në Facebook, ai tha se takimi i pranim-dorëzimit të detyrës është duke u përgatitur për të siguruar, siç tha ai, një tranzicion të qetë të detyrës.
Sorensen i cili fillon detyrën me 1 shkurt zëvendëson politikanin sllovak, Miroslav Lajçak, i cili shërbeu në këtë post për pesë vjet me radhë.