Një lajm i keq vjen për Spanjën dhe tifozët e kësaj skuadre.
Njëri nga yjet e ‘Furisë së Kuqe’, Pedri do të mungojë në ndeshjet e këtij Evropiani për shkak të lëndimit që pësoi mbrëmë në duel me Gjermaninë (2-1).
Sipas medieve të huaja,t estet e para tregojnë një lëndim në gjurin e majtë, por sot ai do të kryejë teste të tjera për të parë nëse ka ndonjë lëndim më të rëndë.
Mirëpo, EURO 2024 tashmë ka përfunduar për mesfushorin e Barcelonës.
Spanja në gjysmëfinalen e Evropianit do të përballet me Francën.