Derisa numri i viktimave civile po rritët në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës, Brigadat Izz al-Din al-Qassam njoftuan se ata nisën një sulm me raketa në Tel Aviv si përgjigje, transmeton Kosova Post.
Sulmet intensive të Izraelit në Rripin e bllokuar të Gazës vazhdojnë për ditën e 21-të. Në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Gaza, sulmet intensive të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës vazhduan gjatë gjithë natës.
Brigadat Qassam: Jemi duke kryer një sulm me raketa në Tel Aviv
Krahu ushtarak i Hamasit, Brigadat Izz al-Din al-Qassam, njoftoi se filloi një sulm me raketa në kryeqytetin izraelit Tel Aviv dhe Jaffa në përgjigje të sulmeve të Izraelit në Gaza.
Sirenat u dëgjuan në shumë vende në Izrael, duke përfshirë Tel Aviv dhe Jaffa, për shkak të raketave. Megjithëse shumica e raketave të lëshuara nga Gaza u shkatërruan në ajër nga sistemi izraelit “Iron Dome”, disa prej tyre goditën disa zona në Tel Aviv.


























