Premier League, por mbi të gjitha klubi i Liverpool, humbi një ikonë shumë të madhe, një trajner si Jurgen Klopp, i cili e mori klubin e kuq në një moment shumë të vështirë, duke e rikthyer sërish në majën e Anglisë dhe Evropës.
Liverpool dhe tifozët e kuq u kujdesën në sfidën e fundit t’i dhuronin Kloppi-t një lamtumirë të denjë për atë që përfaqëson, një lamtumirë emocionuese:
“Nuk besoj se ishte një lamtumirë normale. E dija prej kohësh që lidhja jonë ishte bërë shumë speciale. Jemi argëtuar shumë së bashku në këto nëntë vite, afro një dekadë”, u shpreh Klopp duke folur më pas për të ardhmen: “Nuk ia kam fare idenë se çfarë do të bëj. Sigurisht do të udhëtoj shumë, kam shumë gjëra për të bërë larg futbollit, por nuk kam planifikuar asgjë. Tani nuk mund të them asgjë, nuk është koha për të menduar për futboll, thjesht ju them mirë u takofshim, u shpreh Klopp.