Rusia nuk ka hequr dorë kurrë nga negociatat me Ukrainën.
Kështu deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në një intervistë për agjencinë e lajmeve “Ria Novosti”.
Moska beson se vendimi për rifillimin e bisedimeve nuk do të merret nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky. Megjithatë,
Lavrov theksoi se për të filluar një dialog është e nevojshme të anulohet dekreti i kreut të shtetit ukrainas që ndalon marrëdhëniet me Rusinë.(A2 Televizion