Berat Rukiqi, një ekonomist, ish-udhëheqës i Odës Ekonomike të Kosovës dhe flirtues me ish- pushtetin, përkatësisht me PDK-në, ka aderuar sot në Lidhjen Demokratike të Kosovës, transmeton Kosova Post.
Për aderimin i Rukiqit në LDK ka njoftuar vet i aderuari, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social ‘Facebook’.
‘Hyrja në politikë, është një zhvillim i natyrshëm, në karrieren time profesionale, pas një pervoje të gjatë në sektorin publik dhe privat.
Lidhja Demokratike e Kosoves, ma bëri më të lehtë zgjedhjen për rrugëtimin tim politik, me orientimin e qartë ideologjik si dhe me kredibilitetin që e gëzon si parti, e që buron nga kontributi në të gjitha proceset për lirinë, pavarësinë, shtendërtimin dhe zhvillimin e vendit,’ ka shkruar anëtari më i ri i partisë së drejtuar nga Lumir Abdixhiku.
Kujtojmë se para se vihej në krye të drejtimit të Odesës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi ushtroi pozitën e nënkryetarir të kësaj organizate ekonomike, i cila askohe për bartës kishte ish-ministrin e radhëve të PDK-së, Besim Beqaj.


























