Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar debat parlamentar lidhur me rritjen e çmimeve.
Shefi i grupit parlamentar i kësaj partie, Arben Gashi, pas mbledhjes së Kryesisë, tha se debati do të mbahet të enjten e ardhshme, pasi partia në pushtet ka insistuar se agjenda është shumë e zënë.
“Kemi kërkuar debat parlamentar lidhur me ngritjen e çmimeve dhe masat urgjente që duhet të merren. Kemi propozuar edhe rezolutë. Kërkuam që ky debat të mbahet këtë të enjte, por partia në pushtet insistoi që agjenda është shumë e ngarkua dhe mbetet për të enjten e ardhshme”, tha Gashi, njofton Klankosova.tv.