Lidhja Demokratike e Kosovës po merr pjesë në Konventën e Partisë Demokratike në SHBA në Çikago.
Përmes një njoftimi për media bëhet e ditur se këtë subjekt politik po e përfaqëson Alush Gashi, i deleguar nga kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
“Prof. Gashi, do të qëndrojë për katër ditët e punimeve të Konventës, ku pritet konfirmimi i kandidates për president nga radhët e demokratëve Kamala Harris. LDK angazhohet për marrëdhënie të mira me të dy partitë e mëdha amerikane, si faktor e kontributdhënës historik në kauzën tonë për liri, pavarësi e demokraci”, thuhet në njoftimin e LDK-së.