Portugalia u përball mbrëmjen e djeshme me kombëtaren çeke të futbollit, në kuadër të zhvillimit të ndeshjeve të vlefshme për Ligën e Kombeve.
Siç pritej, vëmendjen e të gjithëve e tërhoqi ylli Cristiano Ronaldo, megjithatë këtë herë jo duke shënuar gol. Vetëm pas 12 minutash në lojë, 37-vjeçari pësoi një dëmtim të frikshëm, teksa fytyra e tij u mbulua nga gjaku.
Gjithçka ndodhi në zonën e Çekisë, kur Ronaldo kërceu për një goditje me kokë, por portieri Vaclik gjithashtu reagoi shpejt dhe dyshja u përplasën.
The hit from Vaclik to Cristiano Ronaldo pic.twitter.com/nsXtxs2qvX
— Mohammed (@ZAJD01) September 24, 2022