Thirrje së aktorit të njohur të Hollywood, Leonardo Di Caprio për të mbrojtur lumin Vjosa nga ndërtimi i një hidrocentrali i janë përgjigjuar tre nga liderat kryesorë të politikës në Shqipëri.
Fillimisht ishte presidenti Ilir Meta, i cili e postojë videon e aktorit dhe u shpreh se është i vendosur se deri në 25 Prill, të mos lejojë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lum.
Më tej, kryedemokrati Lulzim Basha e ka shpërndarë postimin e Di Caprios në Instagram, duke konfirmuar se është dakort me këtë nismë.