Kuvendi i Komunës së Leposaviqit ka votuar për anëtarësimin e kësja komune në Asociacionin e Komunave të Kosovës, ka bërë të ditur nënkryetari i Vetëvendosjes në Mitrovicë të Veriut, Alban Uka.
“Në këto momente në Kuvendin Komunal të Leposaviqit përmes votimit pa asnjë kundërshtim u votua që Komuna e Leposaviqit t’i bashkohet Asociacionit të Komunave të Kosovës! Na priftë e mbara!”, ka shkruar Uka në Facebook.
Ditë më parë Mitrovica e Veriut është anëtarësuar në Asociacionin e Komunave të Kosovës.


























