Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi se nëse Kina nuk tërheq rritjen e taksave prej 34 përqind, ata do të vendosin një taksë shtesë prej 50 përqind më 9 prill, përcjell KosovaPost.
Donald Trump kritikoi politikat tregtare afatgjata të Kinës, duke deklaruar se vendi vazhdon abuzimet tregtare. Trump theksoi se këto praktika dëmtojnë ekonominë amerikane dhe tha se nëse Kina nuk heq taksat shtesë doganore, sanksionet më të ashpra do të jenë në rendin e ditës.
ÇFARË NDODHI?
Pasi presidenti amerikan Donald Trump, vendosi një tarifë prej 34 përqind ndaj Kinës brenda fushës së tarifave të ndërsjella, Kina njoftoi se e njëjta tarifë do të zbatohej për mallrat amerikane.